Mbas postimit të ish të dërguarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar historiani shqiptar i Mesjetës, profesor Pëllumb Xhufi. Ai kundërshton qëndrimin e diplomatit me argumente historike mbi betejën e Kosovës me 1389.

“Grenel ka kulturë të pakët historike. Princ Lazari, ishte i fundit serb në Kosovë.”, tha Xhufi.
Xhufi flet për dokumente venedikase, bizantine, osmane dhe burime arbërore qe tregojnë se në luftën e Kosoves morën pjese zotër arbër si Gjergj Strazimiri Balsha, Jonimajt, zoterit e Himarës dhe vete Teodor Muzaka, familja Gropa, Zenebishi etj.

“Arbrit qenë në lufte, atribuimi i Grenell nuk qëndron”, tha ai. I pyetur mbi ndikimin e një qëndrimi të tillë në kushtet e bisedimeve të mundshme mes Kosovës e Serbisë.

“Deklarata te ben te dyshosh per integritetin e tij. Grenell ka qene njeriu i paduhur per bisedetimet.”, pohoi Xhufi. Ndërsa flet per njëanësi serbe te Grenel gjate bisedimeve, Xhufi shpreh besimin se administrata Biden do te kete qasje tjetër dhe njohje me te mire te historisë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb