Diego Armando Maradona vdiq të mërkurën e 25 nëntorit 2020. Kampionit argjentinas iu bënë homazhe të enjten në Buenos Aires.

Gati një milion njerëz i dhanë atij lamtumirën e fundit.

Me një postim në Instagram, kampioni i botës me Italinë në vitin 2006, Marco Materazzi, dëshironte t’i bënte homazhe Diego Armando Maradonës, por në pamundësi
publikoi disa foto që i fokusojnë të dy së ​​bashku.

“Unë pata kënaqësinë, nderin dhe fatin të të takoja si fëmijë, – shkruajti ish-mbrojtësi i Interit. – Të preka dhe u drithërova me emocione. Pastaj pata fatin të të shihja përsëri si i rritur dhe të provoja përsëri të njëjtat ndjesi. Çfarë të themi… Ke qënë magjik. Ciao D10S”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: