Lisa Marie Presley ndërroi jetë të premten e kaluar pasi pësoi një atak në zemër. Vdekja e vajzës 54-vjeçare të Elvis Presley përhapi trishtim në botën artistike.

Pak ditë pas vdekjes së saj, vajza dhe aktorja Riley Keough ka bërë një postim kushtuar nënës së saj. Në veçanti, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të tyre së bashku nga e kaluara.

Në të, ajo sheh nënën e saj në sy, ndërsa ajo i dhuron një buzëqeshje. Në mbishkrimin e postimit të saj, aktorja ka shtuar vetëm një emoji në formë zemre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb