Twitter ka ‘ndëshkuar’ djalin e madh të presidentit amerikan, Donald Trump, që të bëjë postime për 12 orë. Ndëshkimi vjen pasi Donald Trump i Riu bëri një postim me një video, ku diskutohej për përfitimet e hidroksiklorinës.

Disa, përfshirë presidentin Trump, kanë sugjeruar se ky medikament funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që e tregojnë të kundërtën. Twitter tha se postimi i Donald Trumpit të Ri ka shkelur rregullat e informimit për koronavirus.

“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, tha Tëitter për BBC-në. Donald Trump i Riu, edhe pse nuk mund të bëjë postime për një kohë, ai mund ta shfletojë Twitter-in. Ky rrjet social tha se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar dezinformatat për koronavirusin. Andy Surabian, zëdhënës i Donald Trumpit të Ri, tha se vendimi i Twitter-it është “i papranueshëm”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb