Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Nora Istrefi janë duke shijuar pushimet.

Pas vizitës disa ditore në Shqipëri, Dua është arratisur në Ibizia. Sigurisht, nuk kanë munguar pozat e shumta në rrjete sociale, ku këngëtarja shfaqet me bikini dhe nxjerr në pah linjat perfekte trupore. 25-vjeçarja ka publikuar së fundmi disa poza ku shfaqet në një pishinë, me një palë bikini në ngjyrë blu.

E këtë model bikini nuk e ka pëlqyer vetëm Dua Lipa, pasi edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet me të tilla rroba banje.

Me pak fjalë ky model bikini qenka një ndër të preferuarit e yjeve, e siç shihet nga fotot ato i shkojnë shumë si Dua-s ashtu edhe Norës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb