Ing Zbatimi
Ing Zbatimi

Hysenbelliu GROUP kërkon të punësojë  një Inxhinier Zbatimi, me talent dhe etikë të lartë profesionale.

 DETYRAT KRYESORE:

  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier;
  • Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi për punime në kantier;
  • Koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve.
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;

KËRKESAT E PRANIMIT:

  • Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”;
  • Eksperiencë pune të ngjashme jo më pak se 3-vjecare;
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikim dhe verbal.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në: [email protected].

Vetëm kandidatët e kualifikuar mbi bazën e kërkesave të mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb