“Hysenbelliu Group” është një ndër grupet e rëndësisë së veçantë sa i takon investimeve më të mëdha që bëhen në Shqipëri. “Hysenbelliu Group” ka zgjedhur të zhvillohet nëpërmjet aplikimit të standardeve më të larta në të gjitha fushat ku operon. Prirja dhe këmbëngulja për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu, duke dhuruar motivimin për të bërë gjithmonë e më shumë drejt realizimit të projekteve të reja edhe më ambicioze për të ardhmen.

Pozicioni: Social Media Specialist
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranё

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Social Media Specialist është përgjegjës për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë së mediave sociale të kompanisë me qëllim të rritjes së imazhit të kompanisë, mbështetjes së planeve të marketingut dhe rritjes së shitjeve të produkteve të kompanisë.

Raporton tek: Drejtori i Marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Të jetë përgjegjës për konceptimin, zbatimin dhe vlerësimin e të gjitha platformave të mediave sociale për të rritur angazhimin, ndërgjegjësimin dhe besnikërinë e komunitetit dhe klientit ndaj kompanise dhe produkteve që kompania administron.
Te gjenerojë, modifikojë, publikojë dhe shpërndajë përmbajtje tërheqëse në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe ekipe të tjera si shitjet dhe marrëdhëniet me klientët për të siguruar qëndrueshmëri të markës.
Të kryej hulumtime mbi tendencat aktuale dhe preferencat e audiencës dhe ti përdori ato njohuri për të krijuar marrëdhënie të forta me audiencën e Grupit.
Të komunikojë dhe bashkëveprojë me ndjekësit, t’u përgjigjet komenteve dhe pyetjeve në kohën e duhur dhe të monitorojë review-t e klientëve përmes kanaleve sociale.
Të implementojë ide të reja për të rritur ndërgjegjësimin për kompaninë dhe produktet, dhe për të gjeneruar trafik në mediat sociale.

Kërkesat e pozicionit:
a. Edukimi: – Diplomë universitare në profilin Marketing, Gazetari ose – Shkenca sociale.

Eksperienca te punës:

– Jo më pak se 2 vjet përvojë në fushën e marketingut digital.
-Të ketë aftësi të forta komunikimi, kërkimi, redaktimi dhe shkrimi.

-Të ketë ndertuar dhe mirembajtur kanale sociale ne te gjitha platformat perkatese.

-Të ketë përvojë në menaxhimin dhe ekzekutimin e projekteve në mediat sociale – duke u kujdesur për afatet kohore, buxhetet dhe raportimet;
-Të jetë në gjendje të analizojë të dhenat, të identifikoje trendet dhe të njohe audiencën që është target për kompaninë.

c. Kualifikime të tjera:
– Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun online.
– Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze (në të folur & shkruar)

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën [email protected] me subjekt Social Media Specialist.

Afati i dorëzimit: 15/07/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb