Një ditë përpara ndeshjes më të rëndësishme të vitit, Edy Reja humbi një nga titullarët e padiskutueshëm, Elesid Hysaj. Anësori kuqezi ishte i vetmi që rezultoi pozitiv me COVID-19 pas testeve që iu nënshtrua ekipi përfaqësues. Sipas protokollit sanitar, Hysaj iu nënshtrua menjëherë vetë izolimit ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e mirë, mbrojtësi është totalisht asimptomatik.

Hysajjj
Hysajjj

Ky lajm bëri menjëherë xhiron në mediat italiane pasi Hysaj humbet në këtë mënyrë minimalisht edhe sfidës e së dielës kundër Milan në Serie A. Mungesa e tij shqetëson shumë edhe trajnerin Gattuso pasi Hysaj është një nga “xholat” e tij të preferuar. Periudhën e izolimit, deri në një përgjigje të dytë, kur të jetë çliruar nga COVID-19, Hysaj do ta kaloj në Shqipëri, në pamundësi për tu bashkuar me Napolin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: