Vetëm një ditë më parë, klubi i Napolit njoftoi se dy lojtarë, Hysaj dhe Rrahmani rezultuan pozitiv në testin që iu nënshtruan përpara sfidës kundër Real Sociedad. Ky lajm shqetësoi jo pak në një kohë kur si Hysaj ashtu edhe Rrahmani sapo ishin shëruar nga COVID-19.

Hysaj Rrahmani
Hysaj Rrahmani

Të dy lojtarët u vetë izoluan menjëherë në pritje të tamponit të dytë. Klubi i Napolit ka njoftuar këtë të premte se të dy lojtarët rezultuan negative në testin e radhës duke u bashkuar menjëherë më grupin. Hysaj dhe Rrahmani do të jenë në dispozicion të trajnerit Gattuso për sfidën kundër Sampdorias këtë fundjave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: