Është konfirmuar pozitive me COVID-19 një mësuese në fshatin Vloçisht të Maliqit.

Mësohet se mësuesja e matematikës ka rezultuar pozitive 3 ditë më parë ndërsa janë karantinuar edhe 2 mësues të tjerë në pritje të përgjigjes së tamponit.
Një nga mësuesit e karantinuar është izoluar për shkak se pozitiv i ka dalë bashkëshorti i saj ditë më parë.

Të 3 mësuesit janë zëvendësuar me mësues të tjerë vënë në dispozicion sipas vendimit të qeverisë për mësues shtesë për shkak të Covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb