Prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari është infektuar me koronavirus. Mësohet se prefektja Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat. Zylyftari kishte bërë tamponin në privat dhe përgjigja e tamponit rezultoi sot “pozitive”, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Raste me Covid-19 janë regjistuar dhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut të Beratit, ku janë konfirmuar sot “pozitivë”: 1 punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore Berat,1 mësuese në shkollën “Ajet Xhindole” dhe 1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”. Mes të infektuarve të sotëm janë edhe 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”,qendër ku janë karantinuar prej 3-javësh i gjithë stafi i edukatoreve dhe 46 fëmijët me aftësi ndryshe.

Infektime janë regjistruar edhe sot brenda Spitalit Rajonal të Beratit, ku është konfirmuar “pozitive” një sanitare në Maternitetin e Spitalit, ndërkohë që edhe një polic i Policisë Bashkiake Berat është konfirmuar i infektuar me koronavirus. Ndërkohë që infektimet me COVID-19 kanë njohur rritje nga ditë në ditë gjatë muajit të fundit në qarkun e Beratit, numri i rasteve aktive ka arritur në 621.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb