Një fasoneri në Gjirokastër është mbyllur për shkak se 4 punonjës kanë rezultuar me koronavirus.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se rreth 120 punonjës janë izoluar, ndërsa kontaktet e afërta janë në pritje të përgjigjes së tamponit. Mësohet se të infektuarat janë kthyer nga pushimet në periudha të ndryshme, por mbyllja është bërë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit. Kujtojmë se prej disa kohësh vendi ynë po përballet me shifra të lartë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije dje se në 24 orët e fundit mësohet se janë 152 të infektuarit dhe 52 të shëruarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb