“E mbyllur në shtëpi pasi dola pozitive ne testet ndaj koronavirus”. Kështu i ka njoftuar fansat e saj aktorja e njohur si “Bond Girl”, Olga Kurylenko. Aktorja 40-vjeçare deklaroi se prej gati 1 jave qëndron në shtëpinë e saj, ndërsa ka shfaqur simptomat si ethe dhe lodhje.

“Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”, shkruan më tej aktorja.

Olga2
Olga2

Ndonëse Kurylenko tha se ishte prekur nga koronavirusi, nuk tregoi se ku ndodhet aktualisht. Kujtojmë se ajo ka pasur nënshtetësi franceze që nga viti 2001 dhe raportet ruse thanë që ajo ka jetuar në Londër për rreth një dekadë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: