Disa modele ukrainase janë shfaqur të zhveshura në brigjet turke, por kjo nuk është parë me sy të mirë nga autoritetet vendasve.

Ky fakt ka nxitur reagime të ashpra, madje, është dashur edhe ndërhyrja e policisë e cila ka bërë të mundur ndalimin e modeleve që fotografuan njëra-tjetrën në një jaht luksoz, ndërsa disa prej tyre, u shfaqën plotësisht të zhveshura.

Modelet janë pikasur nga disa turistë vendas, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Më pas, policët kanë arrestuar modelet, pasi këto skena, konsiderohen të pahijshme të bëhen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb