Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbështëti Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Njësoj si Komisioneri për Zgjerimin, Kovaçev kërkoi që qeveria dhe parlamenti të presin Opinionin e Venezias para se të votojnë për Kodin Zgjedhor.

DEKLARATA E PLOTË E ZËVENDËS PRESIDENTIT TË PPE-SË

Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast, në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: