Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Fierit. Ashtu siç pritej, Fieri do vijojë të qeveriset nga socialistët.

Kandidati i majtë për Fierin, Armando Subashi, i cili ishte dhe i vetmi në garën e 30 qershorit, ka arritur të sigurojë 38 898 vota.

Subashi ka fituar mandatin e dytë në Fier, për të drejtuar edhe katër vitet e ardhshme këtë bashki. Ndërkohë, në disa bashki të tjera vijon ende numërimi i votave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb