Është zhvilluar këtë të mërkurë Komisioni për Çështjet Ligjore për partneritetin publik privat dhe koncesionet publike,.

Deputetja Jorida Tabaku, tha se lidhur me këto çështje duhet të ketë më shumë transparencë. Ndër të tjera shtoi se qeveria duhet të reflektojë për nismat e grupit parlamentar të PD-së. Gjithashtu theksoi se ka persona që janë të dënuar dhe marrin sot fonde publike.

“Shqetësimi sot për korrupsionin është i lartë. Sot Shqipëria ka rënë me 27 vende në indeksin e transparencës, shohim situatën për çështjen e pastrimin e parave. Qeveria sot duhet të njohë që sot ka një problem me korrupsionin dhe ndryshmet që ne kemi propozuar lidhen me vullnetin politik. Biznesmenë që nuk kanë eksperiencë, asete financiare për një investim marrin sot fonde publike dhe kontrata publike dhe ky problem po kthehet në shqetësim për buxhetin e shtetit. Rasti i inceneratorëve është rasti më flagrant. Ndërkohë që pronarët e inceneratorëve ishin në kërkim kanë marrë kredi. Qeveria shqiptare nuk duhet më të lejojë individë që nuk kanë kapacitete të shkaktojnë dëm në buxhetin e shtetit. Çdo informacion që kërkon në çdo zyrë të shtetit shqiptar qendërzohet dhe vjen përgjigja nga Kryeministria. E gjithë dosja  e prokurimeve duhet të jetë transparente”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb