TIRANE

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohen në parim të ardhurat për projekt buxhetin e vitit 2019, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve.

Ahmetaj u shpreh se rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet, ndërsa sipas tij nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.

“Kemi planifikuar më shumë rimbursim për vitin tjetër për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar shuma të mëdha për shkak të investimeve. Me TVSH duhet të jemi të kujdesshëm pasi është brenda tatimeve indirekte dhe më i mirë në kontributet e buxhetit të shtetit.

Rekomandoj zero përjashtime nga TVSH. Eksportet janë rritur me 15,4%. Asgjë gjobë ndaj subjekteve që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.  Është forcuar besimi tek ekonomia vendase”- tha ministri Ahmetaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb