TIRANE – Partia Republikane ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat, për të kërkuar shpalljen e tij si antikushtetues. Ligji për pronat është depozituar në Kushtetuese nga Arjan Madhi dhe Maks Begeja.

Edhe presidenti Bujar Nishani nuk u mjaftua vetëm me dekretin e kthimit për rishqyrtim në Parlament të ligjit të pronave, por njoftoi dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Në argumentin e kreut të shtetit, ligji në tërësinë e tij cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut, si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Partia Demokratike gjithashtu u deklarua kundër ligjit të pronave, me argumentin se ua rimerr pronarëve tokën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: