Në mbledhjen e degës së Partisë Republikane për Tiranën, kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se Kodi Zgjedhor duhet të mbarojë sa më parë.

Sipas tij, propozimi i opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR është në shërbim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e bazohet në marrëveshjen për Këshillin Politik në janar.

“Partia Republikane kërkon të hapen listat dhe propozimi i fundit i Edi Ramës tregon qartë se ai është për lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën kundër regjimit korruptiv që ka ndërtuar”, deklaroi Mediu.

Kryetari i Tiranës, Blendi Sulaj, theksoi se dega e Tiranës është e përgatitur për zgjedhjet dhe nëse Partia Republikane gjithnjë ka fituar 1 deputet në Tiranë, me punën dhe organizimin e PR, do marrë më shumë se 1 deputet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb