TIRANE- Ligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” është diskutuar prej dy ditësh në Komisionin për Politikën e Jashtme. Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Odeta Barbullushi, tha në rubrikën “Opinion” në “News24”, se ky ligj është një angazhim i hershëm i shtetit shqiptar, një angazhim që buron kryesisht nga përkatësia që ka në instanca ndërkombëtare, nga anëtarësia jonë në Këshillin e Evropës, nga aderimi i Shqipërisë në Konventën Kuadër për minoritetet e Këshillit të Evropës që ndoshta është edhe dokumenti më i plotë, më gjithëpërfshirës që merret apo trajton të drejtat e pakicave kombëtare.

Barbullushi e vlerësoi ligjin për pakicat kombëtare duke e konsideruar atë, si një risi jo vetëm në legjislacionin shqiptar, por në përgjithësi në historikun e gjithë legjislacionit, që rregullon jetën parlamentare, dhe jo vetëm, të mbas viteve 1990.

Nga ana tjetër, Barbullushi theksoi faktin që ky është një proces disavjeçar, i cili i është nënshtruar ekspertizës më cilësore ndërkombëtare.

Po ashtu, zv.ministrja e Jashtme tha se për sa i përket minoriteteve apo pakicave kombëtare ligji përcaktohen qartë dy elementë që janë thelbësorë pra vetë-deklarimi që bën secili prej nesh kudo që ai ndodhet, dhe normalisht vetë-deklarimi bëhet përmes procesit të censusit; dhe tjetri është përcaktimi i termit pakicë, duke shmangur artificat.

“Pr.ligji për minoritetet është ndërmarrë që në vitin 2007, dhe është në kuadër të 5 prioriteteve. Por ky projektligj ka mbetur në letër për një kohë të gjatë. Tani ka një angazhim të qeverisë për ta realizuar atë, puna ka nisur që në vitin 2016.

Ky ligj është përgatitur në përputhje me Konventën kuadër të Këshillit të Europës dhe praktikave me të mira europiane. Aspekti ndër më pozitivët të këtij ligj, është se hedh poshtë një ndarje artificiale, mes pakicave ento-gjuhësore, apo kulturore, si romë, egjiptianë, etj; dhe ato kombëtare, greke, serbe, bullgare, etj. Pra me këtë ligj i jepet fund diskriminimit të pakicave.

Një kriter tjetër që artificialisht është mbajtur si ndarës për këto pakica, ka qenë ajo e vendit të origjinës. Ligji kuadër që ne diskutuam sot, përkufizon çfarë quan pakicë, dhe merr parasysh tiparet dalluese të kulturës, gjuhë, fesë, dhe një marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin shqiptar; dhe e dyta është me rëndësi është edhe kriteri subjektiv, ai i vetëdeklarimit. Ne kemi një listë grupesh të pakicave të njohura në ligj”, tha zv.ministrja Odeta Barbullushi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb