TIRANE– Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta, pasi deputetët e opozitës kanë kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por ndërsa në sallën e Kuvendi vijojnë diskutimet, përfaqësuesit e qeverisë, kryeministri Rama dhe ministrat, nuk duken në sallën e Kuvendit.

Këtë fakt e ka denoncuar deputetja e LSI, Nora Malaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“SA TURP! Në kohën që në Parlament po diskutohet për ligjin më mafioz, për mbylljen e Teatrit, asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk duket!! Ja pse ka rënë debati parlamentar. Shqiptarët nuk e meritojnë të trajtohen në këtë formë…”, shkruan deputetja Nora Malaj, teksa publikon edhe foton.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb