TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar në mbledhjen sotme dy projektligjet e propozuara nga kreu i Komisionit Ekonomik të Kuvendit, Erjon Braçe, për kalimin e tokës bujqësore në pronësi të përfituesve.

Nismat që janë dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë përfshijnë ndryshime ligjore në praktikat aktuale të marrëdhënieve të pronësisë dhe përdorimit të tokës bujqësore.

Gjatë fjalës së tij në Komision, Erjon Brace tha se qeveria duhet të kthejë përgjigje brenda muajit nëntor në mënyrë që nisma të hyjë në fuqi në fillim të vitit.

Diskutimi:

Brace: Duhet t’i vendoset afat qeverisë për të kthyer përgjigje për nismën. Duhet të hyjë në fuqi në datën 1 janar nisma.  Çfarë do ndodhë nëse këta humbin mundësinë për marrjen  tokës në përdorim? Nuk kam asnjë ndroje  të themi se ne presim qeverinë për këtë çështje, por jo më vonë se muaji nëntor.  Njerëzit nuk kanë besim se do përfitojnë tokën.

Manja: Brenda nëntorit të kemi zgjidhjen përkatëse.

Brace: Unë dua një datë nga qeveria. Nuk duhet të zgjasë një muaj kjo çështje.

Manja: Do e adresojmë deri në fund të nëntorit këtë çështje dhe të kemi një zgjidhje.

Fino: Deri në 24 nëntor qeveria të japë një përgjigje për këtë nismë.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb