Deputetët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj po e organizojnë profesionin e inxhinierëve dhe atë të hidroteknikut në dy ligje të veçanta. Unioni i inxhinierëve shqiptar i kryesuar nga Dëshira Mena thotë se në kalendarin e punimeve të kuvendit do të merren për shqyrtim dy iniciativat të ndërmarra nga deputetët. Këto dy urdhra sipas Menës kanë për qëllim që të monopolizojnë vlerën intelektuale të inxhinierëve në duart e një grupimi nen petkun e Këshillit drejtues të urdhrave.

“Për ne është pothuajse shkatërruese ideja që do të krijojmë varësi nga një grup I caktuar njerëzish. Nuk po them që jemi të organizuar në formën më të mirë të mundshme por jemi të organizuar në një formë e cila na lejon të punojmë dhe na lejon të përmirësohemi. Në momentin që kalojmë në dorën e një grupi njerëzish që do të ndërtojnë urdhrin gjërat pastaj ngrijnë dhe ne nuk arrijmë dot të ndikojmë dhe influencojnë dhe duhet të jemi të vëmendshëm që kjo gjë të ndodh.”, tha Dëshira Mena.

Për Unionin e inxhinierëve shqiptarë qëllimi i vetëm i urdhrit është për të uzurpuar dhe për të kapur një nga fushat e ekonomisë ndërtimin. “Të dy projektligjet I qëndrojnë fort idesë që e drejta e ushtrimit të profesionit varet nga urdhri. Nëse do të ushtrosh profesionin je I detyruar të varesh 100% nga urdhri që nga momenti që ti mbaron studimet dhe gjatë gjithë jetës tënde deri në ditën që do dalësh në pension.”, tha Mena.

Sipas unionit të inxhinierit ata thonë se aktualisht profesioni i inxhinierit në republikën e Shqipërisë është i rregulluar me ligj dhe funksionon sipas ligjeve, vendimeve, rregullave të mirëpërcaktuara. Sipas tyre nuk ka mangësi në të gjithë legjislaturën aktuale për sektorin inxhinierit në Shqipëri. Pra nuk ka arsye objektive për krijimin e urdhrave të cilët kërkojnë të marrin përsipër kontrollin dhe monitorimin e çdo inxhinieri në Republikën e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb