Mblidhet Këshilli Politik i Partisë Republikane Shqiptare i cili ka në përbërje intelektual, të rinj, profesionistë dhe pedagog. Kryetari i Partisë Republikane, Zoti Mediu, theksoi se ky Këshill duhet të kthehet në një qëndër e organizimit të debatit për forcimin e së djathtës dhe ideve të saj.

“E djathta duhet të fokusohet në angazhimin e figurave historike me kontribut në jetën parlamentare, qeverisëse dhe publike gjithashtu të një brezi të ri intelektualësh të cilët krijojnë një vlerë të shtuar të së djathtës dhe janë e ardhmja në rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit Europian të Shqipërisë. 25 Prilli duhet të jetë fitorja e të djathtës, e vlerësimit të kombit, traditës, familjes dhe zhvillimit ekonomik. Kjo fitore duhet të shërbej kundrejt ndërtimit të shtetit dhe të shqiptarëve dhe jo të pushtetit të kalbur e korruptiv, që rrënon të ardhmen Europiane.” tha Mediu.

Ne mbledhje u ra dakort që në të ardhmen ky debat, të zhvillohet me shume të rinj e të reja që janë aktualisht jasht Shqipëris dhe për ti bërë ata pjes të rrugëtimit dhe ndërtimit të Shqipëris Europiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb