TIRANË

Partia Republikane mblodhi sot strukturat e saj në Lac. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu theksoj nevojën e organizimit imediat të opozitës në një program politik dhe qeverisës të përbashket dhe angazhimin në cdo qëndër votimi për të mbrojtur votat e shqiptarëve nga manipulimi i Edi Rames ndërmjet ndryshimive antikushtetuese dhe antiligjore të kodit Elektoral.

“Bashkimi me rrugën tonë i shqiptarëve sidomos i të rinjëve, pedagogëve, profesionistëve, bashkimi i grupeve tê djathta dhe kontribuesve të këtyre 30 viteve është një domosdoshmëri.

Asnjë votë e djathtë nuk duhet të shkoj në favor te Edi Rames sepse ajo votë shkon kundër te ardhmes Europiane dhe kundër shqiptarëve.

Mediu më pas theksoj se mbas 25 Prillit, në mandatin e parë qeverisës, ne do e bëjmë Shqipërinë antare të Bashkimit Europian ashtu sic e bëmë antare teë NATOs me mandatin e parë të qeverisë Berisha.” u shpreh Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: