TIRANË

Partia Republikane zhvilloi takimin me kordinatorët e saj në zonën 7 në Tiranë. Kreu i republikanëve Fatmir Mediu në fjalën e tij deklaroi se vendi po shkon drejt një krize politike me BE për shkak te një kryeministri të papërgjegjshëm.

“Refuzimi i BE, komisionerit për zgjerim, Komisjonit Europian dhe parlamentit Europian për të pritur vendimin e Komisjonit të Venecias për Kodin Zgjedhor tregon qartë se Rama është i vendosur kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Europiane.

Rama është i vendosur që të vjedh zgjedhjet, te shkatërroj cdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët e kanë detyrën e tyre historike që të bashkohen për të larguar të keqen antieurpianizmin, banalitetin, krimin, korrupsionin dhe përbuzjen që perfaqëson Rama.

Opozita brenda mandatit te saj të parë do të bëj Shqiperinë anëtare te BE. Ajo do bashkoj shqiptarët në përballjen me regjimin e korruptuar të Ramës dhe ndërtimin e shpresës dhe besimit Europian.

Opozita s’ka kohë për të humbur ajo duhet të bashkohet në cdo skaj të Shqipërise në cdo qendër votimi për të mbrojtur Liritë e shqiptarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme” u shpreh Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb