E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, mjekja infeksioniste Migena Qato, tha se tek 5%-shi i pacientëve të cilët janë shtruar në spital edhe pse janë të vaksinuar, tha se ka pasur nga të gjitha llojet e vaksinave që ata kanë marrë, por vuri theksin se ata kanë pasur edhe sëmundje të rënda bashkëshoqëruese.

“Të gjitha format e vaksinave i kemi takuar tek pacientët e vaksinuar që janë të shtruar në spital. Nëse do na pyesni se si ka qenë kjo kategori, ata kanë qeë me disa sëmundje të tjera shoqëruese, kardivaskulare, kronike, tumoret dhe ata të sistemit nervor. Ata kanë qenë bartës të jë sërë patologjish duke paraqitur një fatalitet të lartë nëse bie në kontakt me Covid-19”- tha ajoLidhur me dozën e tretë të vaksinës për moshat mbi 60-vjecc ajo tha se është e nevojshme një konsultim me mjekun e familjes.

“I bën një rikujtesë sistemin imunitar që edhe nëse trupat imunitarë kane filluar të zbehet të zgjohen. Përpara dozës së tretë duhet një takim dhe konsultë me mjekun e familjes për moshat mbi 60-vjec.

Ajo tha se në spital ka pasur edhe mosha të reja që e kanë kaluar në formë të rëndë Covid-19.

Në spital kemi pasur mosha rreth 20 vjeccc e sipër që e kanë kaluar në formë të rëndë me komplikacione. Ka një pjesë të konsiderueshëme të pacientëve që janë në intubim. Nuk ka mosha të reja në dijeninë time. Njerëzit janë ndërgjegjësuar që Covid është një sëmundje e rëndë, por ardhja e pacientëve në spitale është e vonuar”- tha ajo.
Teksa u përgjigj disa prej pyetjeve të qytetarëve, doktoreshë Qato u shpreh se është e rekomanduar se doza e tretë e vaksinës të jetë e njëjtë me dy dozat e para.

“Rekomandohet që busterat e vaksinave të jenë të njëta me ato që janë bërë dy dozat e para. Duhet një kohë e konsiderueshme që mushkëria t’i rikthehet gjendjes së mëparsëhme, varet edhe nga personat. Medikamentet si paracetomoli, vitaminat asnjëherë nuk është e kundërindikuar. Por teksa ccdo gjë po ndryshon është e rëndësishme vlerësimi mikrobiologjik. Imunizimi që jep kalimi i Covid edhe vaksinat nuk është për të gjithë jetën. Jemi ende pandemisë dhe kemi ende rrugë për të bërë. Për të shmangur një rinfektim është e nevojshme bërja e vaksinës”- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: