Presidenti i ardhshëm i SHBA, Joe Biden  ka përcjellë një mesazh në Ditën e Martin Luther King teksa pas dy ditësh do të bëjë betimin.

Me shprehjen e famshme ‘’ Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën dhe urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen – vetëm drita dhe dashuria munden’’,  Biden ka kërkuar unitet dhe solidaritet.

Ai thotë se teksa amerikanët kërkojnë të kapërcejnë sezonin e errësirës, duhet të zgjedhin dashurinë dhe dritën dhe të fillojnë shërimin bashkë.

 

STATUSI NGA JOE BIDEN

Fjalët e Dr. Martin Luther King, Jr na kujtojnë se errësira nuk mund ta dëbojë errësirën dhe urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen – vetëm drita dhe dashuria munden. Ndërsa kërkojmë të kapërcejmë këtë sezon të errësirës në Amerikë, le të zgjedhim dashurinë dhe dritën dhe të fillojmë të shërohemi – së bashku. #MLKDay


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb