KAPSHTICE- Në vigjilje të Krishtlindjes, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit, kanë përfituar nga ditët e pushimit për t’u kthyer në Atdhe e për të festuar me familjarët e tyre. Si çdo vit me rastin e festës janë regjistruar më shumë lëvizje, dhe një numër i lartë automjetesh e qytetarësh në territorin doganor, çka ka krijuar edhe radhë.

Por fluksi është vënë re para sporteleve të palës shqiptare, ku dhjetëra mjete kanë qëndruar në pritje për të përpunuar dokumentacionin. Të pyetur për situatën, emigrantët kanë treguar se kanë zgjedhur që si për çdo rast edhe këtë festë ta kalojnë në Shqipëri.

Automjetet janë vendosur në 3 korsi, ndërsa autoritetet doganore paraprakisht kanë kthyer edhe sportelet e daljes në hyrëse, duke i venë ato në shërbim të emigrantëve.

Sipas të dhënave pala jonë ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërkohë që ajo greke ka punuar me 3 të tilla.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb