Tensionet ushtarake mes Kinës dhe Tajvanit janë më të rrezikshmet e 40 viteve të fundit, pasi një numër i madh avionësh kinezë kanë fluturuar për 4 ditë rrashtë mbi qiellin e zonës së mbrojtur ajrore në Tajvan.

Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng u shpreh se Kina është në gjendje të pushtojë plotësisht ishullin deri në vitin 2025, por nuk mund të fillojë luftën lehtësisht.

Kohët e fundit një numër aleatësh perëndimore të Tajvanit kanë shprehur shqetësimin për shfaqjen e fuqisë ushtarake të Kinës.

Çfarë ka ndodhur mes Tajvanit dhe Kinës?

Taivani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949, por Pekini ende e konsideron këtë vend si një provincë separatiste, e cila një ditë do të ribashkohet me Kinën. Përpjekjet e Pekinit për të rimarrë kontrollin e Taivanit vështirësuan lidhjet në shumicën e fushave të bashkëpunimit deri në vitin 2008, kur presidenti i Taivanit, Ma Ying-jeou, la mënjanë çështjet politike për të vendosur besimin mes dy vendeve nëpërmjet marrëveshjeve tregtare dhe të investimit. Të dyja palët kanë arritur 19 marrëveshje të tilla gjatë mandatit të zotit Ma.

Një marrëveshje e vitit 2008 për të lejuar kinezët të vizitojnë Taivanin ka ndihmuar sektorin e shërbimeve të vendit ishull. Më shumë se 2 milion turistë nga Kina shkuan në Taivan vitin e kaluar. Taivani do të rrisë kuotat e këtij viti për udhëtarët e pavarur kinezë nga 3,000 në 4,000 në ditë. Tregtia dypalëshe pas një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik e nënshkruar në vitin 2010 e kaloi shumën e 100 miliardë dollarëve po atë vit. Taivani ka pakësuar gjithashtu pengesat për investimet nga Kina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: