Spanja e futbollit mund ta shohë veten shumë shpejt në një frymë të re e cila pritet të vijë nga… Portugalia!

Bëhet fjalë për Iker Kasijasin, portierin-legjendë të Real Madridit dhe të “Furia Rojas”, që aktualisht është pjesë e Portos në Portugali dhe nuk luan që prej infarktit të vitit të shkuar.

Kasijasit i është propozuar nga presidenti i La Ligas, Havier Tebas, që të kandidojë për rolin e e presidentit të Federatës Spanjolle, post që aktualisht mbahet nga Luis Manuel Rubiales.

Kasijas, 38-vjeçar, nuk është prononcuar ende pasi po mendon në do të vijojë më me futbollin e luajtur apo jo që pas infraktit të pësuar majin e shkuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb