Shefi i zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç një ditë para takimit Kurti-Vuçiç ka deklaruar se është Prishtina ajo që po krijon një situatë jashtëzakonisht të vështirë kurse Serbia po shkon për të luftuar për dialog.

Ai e konsideron Brukselin si të vetmin vend ku mund të dialogohet, por ai ka garantuar se Vuçiç do të mbrojë vetëm pozicionin e Serbisë.

”Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet kur të bëjë një gabim, dhe Beogradi ka nevojë për të.

Vuçiq tha nga zemra dje në Prohor Pčinjski – ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë

Si do t’i mbrojmë ata, njerëzit tanë që jetojnë në Metohija, në fshatra të rrethuar nga shqiptarë. Ne do të shkojmë në Bruksel për të luftuar sepse është i vetmi vend ku mund të flasim, dhe kjo është më mirë sesa të kesh incidente në tokë . Më mirë të negociojmë sesa të luftojmë”- tha Petkoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb