Ukraina ua ndaloi hyrjen meshkujve rusë nga 16 deri në 60 vjeç, bëri të ditur presidenti i këtij vendi, Petro Poroshenko.

Vendimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi roja bregdetare ruse, të dielën e kaluar, hapi zjarr ndaj anijeve të Ukrainës, duke aneksuar tri prej tyre dhe duke arrestuar 24 marinarë.

Indicenti ndodhi në brigjet e Krimes – rajon i Ukrainës, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Në përgjigje, Ukraina shpalli gjendje lufte në disa pjesë të territorit të saj.

Poroshenko tha në një postim në Twitter se kufizimet e udhëtarëve rusë janë marrë për t’i parandaluar rusët nga formimi i “ushtrive private” që luftojnë në tokën e Ukrainës.

Petro Tsigikal, kreu i shërbimit të rojes kufitare të Ukrainës, tha se pikat kufitare do të veprojnë sipas kërkesës së presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb