Deputeti i PS, Alket Hyseni i është përgjigjur opozitës parlamentare në Komisionin e Ligjeve për propozimin e ri për prag zgjedhor duke thënë se kjo çështje u duhet lënë ekspertëve.

Sipas Hysenit, që kjo çështje mos bëhet pjesë e pazareve, duhet të ketë një seancë tjetër dhe një draft të dakordësuar veçanërisht për këtë çështje.

Në fakt, Komisioni i Ligjeve për projektligjin e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve ka në dispozicion 4 ekspertë institucionalistë që merren me draftin dhe ndryshimet.

”Që mos bëhet pjesë e pazareve, kemi 4 ekspertë këtu dhe t’ua lëmë në dorë atyre. Të lëmë një seancë tjetër, dhe mos ndalemi në këto debate pasi jemi 20 veta dhe mund të kemi 20 mendime të ndryshme për përqindjet. Prandaj të kemi më vonë një draft të dakordësuar dhe le të shpresojmë.”- tha Hyseni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb