Mijëra persona manifestuan sot në Pragë kundër ministres së re të përfolur të Drejtësisë, të cilën e akuzojnë se po frenon ndjekjet gjyqësore kundër kryeministrit Andrej Babis, i dënuar për vjedhje të mundshme të subvencioneve europiane.

“Jemi të paktën 50 000 këtu, ku 10 000 vijnë nga më shumë se një mijë komuna nga i gjithë vendi”, deklaroi shefi i OJQ-së organizatore të manifestimit, Mikulas Minar.

Ky është manifestimi i katërt dhe më i madhi kundër emërimit të ministres, Marie Benesova që prej fillimit të protestave në fund të prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb