Një zjarr shpërtheu në ambientet e muzeut të njohur çek ”Kampa’’ në Pragë, deklaruan zjarrfikësit e qytetit.

”Flakët arritën në një aneks të muzeut të artit modern, ku ndodhej edhe shpërndarësi i energjisë elektrike, por ato u vunë nën kontroll pas një ore”, theksuan zjarrfikësit.

Sipas një hetimi rezulton se zjarri shpërtheu gjatë punimeve të restaurimit.

I vendosur në një mulli të vjetër në zemrën e kryeqytetit çek, muzeu ”Kampa” strehon një koleksion veprash të piktorit të famshëm abstrakt, Frantisek Kupka, midis veprave të tjera.

Ai u themelua nga historiani dhe koleksionisti i artit Meda Mladkova dhe mbush 100 vjet në muajin shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: