Presidenti çek Milos Zeman, kritikoi sot si të tepërt, luftën globale kundër ndryshimit të klimës, duke e krahasuar atë me një besim të ri.

“Diskutimi për ndryshimin e klimës po bëhet një besim i ri. Kështu që më lejoni të jem heretik”, deklaroi 75-vjeçari.

Zeman paralajmëroi se Europa duhet të mbrohet që të mos mbetet ekonomikisht prapa pjesëve të tjera të botës, përballë masave të shumta për mbrojtjen e klimës.

“Teorikisht mund të ndodhë që industria të shkojë atje ku çmimet e energjisë janë më të ulëta, dhe BE-ja do të bëhej një muze ekologjie me standardet më të ulëta të jetesës për banorët e saj”, deklaroi Zeman.

Ashtu si edhe në fjalimin e vitit të kaluar, Zeman kritikoi qindra mijëra protestues të cilët, kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Andrei Babis.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb