Partizani mat forcat me Laçin të dielën në orën 15.00, në përballjen e javës së 29-të të kampionatit. Trajneri i të kuqve, Giovani Colella ka folur për mediat në prag të këtij takimi, duke treguar situatën e skuadrës.

“Përballja ndaj Laçit – Mendoj që na pret një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj një skuadre e cila është në kërkim të pikëve ashtu si edhe ne. Do të jetë një përballje e ekuilibruar. E përsëris që do të kërkojnë të marrin pikë dhe kjo është normale në këtë moment të kampionatit. Secili ka motivet e tij për të arritur pikët. Pres një skuadër që do të jetë gati ndaj nesh.

Situata- Mungesë e vetme për neser do të jetë vetëm ajo e mesfushorit Maguette. Ndërsa dëmtimi i Selmani dihet, pasi është operuar në shpatull dhe i urojmë shërim dhe një rikthim sa më të shpejtë në skuadër” – Tha ai. Partizani renditet në vendin e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: