Real Madrid dhe Juventus duhet të dorëzohen. Paul Pogba nuk do të veshë ngjyrat e tyre, duke bërë një kthesë 360 gradë në karrirën e tij. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, mesfushori francez ka vendosur të qëndrojë te Manchester United. Lajmi bëhet I ditur me shumë siguri nga mediat angleze. Sipas tyre, rezultatet pozitive që pas rinisjes së sezonit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer kanë bërë që futbollisti të ndryshojë mëndje.

Paul Pogba Newmun 16 9
Paul Pogba Newmun 16 9

Fakt është, që Pogba është kthyer titullar me “Djajtë e Kuq”, madje ka gjetur edhe rrugën e rrjetës. Të gjitha këto, kanë sjellë qetësinë te francezi dhe ka ngrohur sërish raportin e tij me klubin. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet angleze, palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar mbi rinovimin e kontratës. Një lëvizje që kap në befasi klubet e tjerë të mëdhenj të Europës, mbi të gjithë Real Madrid dhe Juventus që prej muajsh luajnë një sfidë të fortë në distancë për të marrë shërbimet e mesfushorit kampion bote.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb