TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për gjendjen e deputetit socialist Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për dhunimin e një vajze.

Rama zbuloi edhe se gruaja e tij ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën dhe deputeti i PS, ndodhet pranë saj, por shtoi se djali i tij, Rexhepi është atje ku duhet të jetë.

“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë një shtrati, të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Por si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, tha shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Nga ana tjetër ai theksoi diferencat mes kësaj maxhorance dhe opozitës dikur në pushtet.
“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi ka marr përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin…Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb