Presidenti Ilir Meta ka uruar për detyrën e tij të re, Imzot Arjan Dodaj, i cili do të drejtojë Arqidioqezës Tiranë-Durrës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta uroi që Imzot Dodaj të përmbushë me sukses misionin e tij.

Ndërkohë, kreu i shtetit ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia, ku duket se është ulur pranë kryeparlamentares Lindita Nikolla, dhe më pas Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, dhe ky u fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“I nderuar të marr pjesë sot në një ngjarje shumë të rëndësishme për besimtarët katolikë të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, në Meshën e Shenjtë të fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan Imzot Arjan Dodaj.
Bashkohem me lutjet dhe urimin e përzemërt për punë të mbarë, me bekimet e Zotit, për përmbushjen me sukses të misionit dhe detyrës së re të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj.???”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: