VLORË

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për dhunë në familje. Njëri me precedentë penalë dhe tjetri në kërkim pasi dhunonin në mënyrë të përsëritur bashkëshortet e tyre. Policia ka arrestuar shtetasin B.M., 62 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se për motive të dobëta, 62-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij 60-vjeçare në banesën e tyre në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

Po kështu ka përfunduar në pranga edhe shtetasi F.Ç., 68 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishte në kërkim për arsye se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61-vjeçare dhe në mënyrë të përsëritur. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb