BULQIZË- E ka marrë me dhunë në mjetin e tij dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Bulqizë, ndërsa autor është një 30-vjeçar nga Fushë-Bulqiza.

Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila arrestoi menjëherë pas denoncimit autorin Denis Havalj.

Sakaq e mitura e abuzuar, një 13-vjeçare me iniciale M. D është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore

Kjo e fundit është marrë me forcë nga 30-vjeçari, por ende nuk janë zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb