TIRANË- Policia e Tiranës ka kryer kontrolle në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontrolle në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Sokol Sadiku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë
– automatik
– 8 krehëra fishekësh
– 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb