TIRANE- Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 7 vjeç. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Denis Sh., banues në kryeqytet, i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, dyshohet se ka ngacmuar në banesë fëmijët e tij me inicialet A. SH., 7 vjeç dhe U. Sh., 6 vjeç.

Po ashtu ai akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, e kryer vepra të turpshme, ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases, R. M., 29 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: