Dy burra kanë rënë në pranga, pasi njëri akuzohet se ka dhunuar vëllain, tjetri kunatin. Ngjarjet në fjalë janë regjistruar në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet A.S., 30 vjeç, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij, shtetasin me inicialet F.A. Ndërkohë, shtetasi me inicialet D.K., 37 vjeç, banues në Durrës akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit me inicialet K.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: