PUKË- Policia ka vënë në pranga dy të rinj të cilët shpërndanin lëndë narkotike, kryesisht tek shkollat e mesme dhe 9­-vjeçare të zonës së Pukës. Zyrtarisht mësohet se janë arrestuar: Klevi Mehaj 20 vjeç dhe Klodian Gjergjaliaj, 18 vjeç, të dy banues në Pukë.

Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, në afërsi të një lokali, ata janë konfliktuar dhe goditur me njëri-­tjetrin, ku kanë ndërhyrë forcat e policisë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Klodian Gjergjaliaj në xhepat e pantallonave u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi 5.8 gram.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klevi Mehaj në dhomën e gjumit të tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi 2.7 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: