TIRANE-Policia e Tiranës ka identifikuar dhe zbuluar një bar–restorant dhe hotel i cili përdorej edhe si shtëpi publike. Policia arrestoi tre vajza që punonin si prostituta së bashku me pronaren e hotelit në Bërzhitë. Ky rrjet prostitucioni menaxhohej nga pronarja e hotelin në periferi të kryeqytetit. Të arrestuarat gjatë operacionit ‘’Deep 4’’ janë: A.Sh, 61 vjeçe, pronarja; klienti S.H, 31 vjeç, banues në Elbasan; A.H, 24 vjeçe, banuese në Tiranë, N.Z, 30 vjeçe, banuese në Tiranë,.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi një mujor nga seksioni i trafiqeve të paligjshme, ku nga ky hetim ka rezultuar se shtetasja A.Sh., në lokalin e saj me vendndodhje në territorin e njësisë administrative Bërzhitë ka krijuar kushtet, duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.

Kjo shtetase dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e kameriereve dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç, të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin “Bar-Restorant” njëkohësisht.

Në kuadër të këtij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H dhe S.H duke kryer prostitucion në ambientin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh. Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan; 4 aparate telefonik ; 3.953.400 lekë te reja; 2300 paund; 3390 euro; 50 dollarë australianë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb