Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Irakut sugjeroi se Bagdati zyrtar mund t’i kërkonte Washingtonit të tërhiqte trupat nga vendi pas sulmit ajror amerikan në kryeqytet ku u vranë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Në një mbledhje të Këshilli Kombëtar të Sigurisë të mbajtur të shtunën, mbledhje e cila u kryesua nga kryeministri i Irakut, Adel Abdul-Mahdi, u diskutua rreth sulmeve ajrore amerikane. Këshilli dënoi vrasjet dhe deklaroi se sulmi shkel sovranitetin e shtetit.

Këshilli vlerëson se sulmi amerikan kishte shkelur kushtet për praninë e forcave amerikane në Irak, duke i bërë thirrje parlamentit të vendit që të zhvillojë një seancë emergjente për këtë çështje për të marrë një vendim nëse do t’i jepte fund pranisë ushtarake amerikane në vend.

Abdul-Mahdi gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve që të marrin masa legjislative “për të mbrojtur dinjitetin, sigurinë dhe sovranitetin e Irakut”.

Soleimani dhe Al-Muhandis u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit.

Shkurt kohë pas sulmit, ambasada amerikane në Bagdad u bërri thirre shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku.

Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamor që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili i dha Soleimanit çmimin më të lartë shtetëror vitin e kaluar, u zotua për “një hakmarrje të hidhur” si reagim ndaj vrasjes.

Pentagoni akuzoi Soleimani për planifikimin e një sulmi ndaj kompleksit të Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad dhe se planifikonte të kryente sulme shtesë mbi diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak dhe rajon.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb